Ndërlidhjet

Një zyrtar policor në Somali tha se një sulmues vetëvrasës ka përplasur makinën e tij në një perimetër të mbrojtur në një hotel të njohur në kryqytet, duke vrarë të paktën katër persona.

Kapiteni Mohamed Hussein tha se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në Hotelin Jazeera, që shpesh fekuentohet nga zyrtarët e qeverisë.

Ai tha se katë trupa të vdekur u gjetën pas shpërthimit, pranë murit rrethues të hotelit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen ditën e njëjtë kur presidenti amerikan Barack Obama po largohej nga shteti fqinj, Kenia, për të shkuar në Etiopi.

XS
SM
MD
LG