Ndërlidhjet

logo-print

Zarif bënë thirrje për bashkim kundër terrorizmit


 Mohammad Javad Zarif në konferencë për media në Kuvajt

Mohammad Javad Zarif në konferencë për media në Kuvajt

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka bërë thirrje për një front të bashkuar në mesin e shteteve të Lindjes së Mesme, për të luftuar kundër “kërcënimit nga ekstremizmi, terrorizmi dhe sektarizmi”.

“Kërcënimi ndaj një shteti është kërcënim për të gjithë”, tha Zarif në një konferencë për media në Kuvajt më 26 korrik.

“Asnjë shtet nuk mund të zgjidh problemet rajonale pa ndihmën e të tjerëve”, shtoi më tej ai.

Zarif është në turneut e tij të parë rajonal, që prej se fuqitë botërore dhe Irani arritën marrëveshje për programin bërthamor, e cila ngriti shqetësime në mesin e shteteve të Gjirit Persik.

Fqinjtë e Iranit kanë frikë se marrëveshja do të forcojë Iranin, i cili është i akuzuar se ka ndërhyrë në vende si Iraku, Siria, Libani, Jemeni dhe Bahrejni.

“Ajo që kërkohet nuk është ndryshimi i politikës iraniane por ndryshimi në politikën e disa vendeve që duan konflikt dhe luftë në këtë rajon”, tha Zarif.

Pas Kuvajtit, Zarif do të vizitojë Katarin dhe më pas do të niset drejt Irakut.

XS
SM
MD
LG