Ndërlidhjet

Irani akuzon Bahrejnin për nxitje të tensionit në rajon


Flamuri i Iranit
Flamuri i Iranit

Irani ka akuzuar Bahrejnin se po përpiqet të krijojë “një klimë të tensionuar” në Gjirin Persik duke bërë akuza të pabaza ndaj Teheranit.

Bahejni, shtet sunitë, ka njoftuar më 25 korrik se ka arrestuar dy burrat të cilët po akuzohen se kanë kontrabanduar armë nga Irani, i dominuar nga shiitët.

Më 26 korrik, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mariez Afkham i ka quajtur këto pretendime si “të pabaza”.

“Kjo qasje nuk është konstruktive dhe nuk do ta ndalë politikën e ndërtimit të mirëbesimit dhe bashkëpunimit që ka Irani me vendet e rajonit, në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”, citohet t’i ketë thënë agjencisë së lajmeve IRNA ajo.

Javën e kaluar, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se marrëveshja bërthamore e arritur me fuqitë botërore, nuk do të ndryshojë mbështetjen për qeveritë në Siri dhe Irak, apo mbështetjen për “njerëzit e shtypur” në Jemen dhe Bahrejn dhe palestinezët.

XS
SM
MD
LG