Ndërlidhjet

SHBA: Kandidati republikan kritikon marrëveshjen e Iranit


Mike Huckabee
Mike Huckabee

Kandidati për president, nga Partia Republikane Mike Huckabee ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Përmes një postimi në Twitter më 26 korrik, ish-guvernatori i Arkansas ka thënë se marrëveshja “është marshim i izraelitëve drejt furrës”, një referencë kjo për kampet e vdekjes të nazistëve.

Huckabee fillimisht ka bërë një krahasim të tillë gjatë një interviste më 25 korrik, teksa ka kritikuar presidentin Barack Obama për rolin e tij në marrëveshjen e arritur në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Kryetarja e Komitetit Kombëtarë të Demokratëve, Debbie Wasserman Schultz i ka thënë thirrje Huckabee “të kërkojë falje ndaj komunitetit hebrenj dhe amerikanëve për këto komente të papërgjegjshme”.

Shumë rebublikanë kanë kritikuar ashpër marrëveshjen bërthamore të arritur më 14 korrik, e cila synon të frenojë programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Teheranit.

XS
SM
MD
LG