Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen anëtarë të dyshuar të IS-it


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Agjencia e lajmeve shtetërore e Turqisë, thotë se policia ka bastisur shtëpi në një lagje të Ankarasë, ku ka arrestuar së paku 15 persona, të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Agjencia Anadolu thotë se së paku 15 njerëz, përfshirë edhe shtetas të huaj, janë arrestuar sot në lagjen Haci Bayram në Ankara.

Ndërkaq, të paktën 19 persona janë arrestuar, të cilët janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Arrestimet kanë ndodhur në qytetin Adiyaman, raporton gazeta pro-qeveritare Yeni Safak.

Rrjeti turk i CNN ka thënë se më shumë se 800 të dyshuar anëtarë të Shtetit Islamik dhe anëtarë të PPK-sëjanë arrestuar javën e kaluar.

Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe pozicioneve të militantëve kurdë në veri të Irakut.

Me kërkesë të Turqisë, NATO do të mbajë një takim urgjent më 28 korrik, ku do të diskutohen operacionet e sigurisë kundër grupit militant Shteti Islamik dhe PPK-së.

XS
SM
MD
LG