Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 20 të vrarë gjatë një martese në Afganistan


Zyrtarët lokalë thonë se gjatë festimit të një martese në veri të Afganistanit, pas një përleshje me armë zjarr janë vrarë të paktën 20 njerëz dhe plagosur 10 të tjerë.

Guvernatori i provincës Baghlan, Jaëeed Basharat, ka thënë se dy grupe që po merrnin pjesë në festimin e martesë kanë filluar të shtinë ndaj njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të 26 korrikut në qarkun Andarab të kësaj province.

Policia thotë se shumica e viktimave ishin mysafirë, të cilët po merrnin pjesë në dasmën e djalit të një hoxhe.

Sipas shefit të policisë të këtij qarku, Gulistan Qasani, dy grupet që janë përleshur, kanë qenë në armiqësi për një kohë të gjatë.

Ai tha se të shtënat filluan pasi “një i afërm i një zyrtari policor u vra gjatë dasmës”.

Lufta kundër talibanëve shpesh përdoret në Afganistan për të mbuluar aktivitetet kriminale dhe gjakmarrjes.

XS
SM
MD
LG