Ndërlidhjet

Kurdët sirianë marrin nga IS-i një qytet në veri


Siri, foto nga arkiva

Siri, foto nga arkiva

Milicia kurde ka marrë kontrollin e një qyteti në veri të Sirisë, pas një muaji luftime me militantët e Shtetit Islamik, ka thënë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, raporton Reuters.

Grupi monitorues thotë se qyteti ndodhet afër lumit Eufrat dhe ishte një pikë strategjike për militantët e Shtetit Islamik , për të zhvilluar sulme në qytetin Kobani, i cili tash është në kontrollin e kurdëve.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar kurdët në marrjen e qytetit, ka thënë Rami Abdulrahmani, drejtor i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

XS
SM
MD
LG