Ndërlidhjet

Atambayev akuzon SHBA-të për prishje të harmonisë ndëretnike


Presidenti kirgiz Almazbek Atambayev

Presidenti kirgiz Almazbek Atambayev

Presidenti kirgiz, Almazbek Atambayev ka mbrojtur vendimin e qeverisë, për të ndërprerë marrëveshjen afatgjatë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe e ka akuzuar Uashingtonin për “provokim” me qëllim për të prishur harmoninë ndëretnike në Kirgizi.

Kirgizia zyrtarisht më herët gjatë këtij muaji, kishte ndërprerë marrëveshjen për bashkëpunim me SHBA-të, të arritur në vitin 1993, pasi që Bishkeku zyrtar kishte protestuar vendimin e SHBA-së për t’i dhënë çmim për të drejtat e njeriut, aktivistit të burgosur në Kirgizi me prejardhje nga Uzbekistani.

Aktivisti Azimjon Askarov, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, ka marr çmimin Mbrojtës i të Drejtave të Njeriut nga Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2014, duke e çmuar lartë atë për punën për “bashkimin e njerëzve nga të gjtha etnitë”.

Presidenti Atambayev tha sot se çmimi ishte një “provokim” që mund të shkaktojë një “klimë të rrezikshme separatiste” në mesin e minoritetit uzbek, duke e promovuar idenë se “Kirgizia sillet keq ndaj tyre”.

Uashingtoni ka paralajmëruar se ndërprerja e marrëveshjes për bashkëpunim mund të “rrezikojë” ndihmën ndaj këtij shteti.

XS
SM
MD
LG