Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një migrant në kufirin Serbi - Hungari


Policia e Serbisë tha se një qytetar i Afganistanit u vra sot gjatë një përleshjeje me migrantët në kufi me Hungarinë.

Dy policë u lënduan gjatë përplasjes së dy grupeve të migrantëve në mëngjes, tha përmes një komunikate policia.

Serbia është e shtrirë në të ashtuquarturën "rruga e Ballkanit" për migrantët dhe azilkërkuesit që shpresojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë.

Fqinji verior i Serbisë, Hungaria, ka filluar ndërtimin e një rrethoje në përpjekje për të ndaluar flukstin e refugjatëve në vend, që kalojnë përmes Serbisë.

Deri tani, Hungaria ka regjistruar më shumë se 80 mijë azilkërkues, më shumë se 43 mijë vetëm nga viti i kaluar.

Azilkërkuesit më së shumti vijnë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe shtetet afrikane.

XS
SM
MD
LG