Ndërlidhjet

Obama: Al-Shabab duhet të ndalohet


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama tha se bombardimet vdekjeprurëse në kryeqytetin e Somalisë gjatë fundjavës janë përkujtim se grupet terroriste si al-Shabab duhet të ndalohen.

Militantët e lidhur me Al-Kaidën ofrojnë vetëm “vdekje dhe shkatërrim” tha sot Obama, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Etiopisë Hailemariam Desalegn, në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera duhet të kenë presion mbi grupi si al-Shabab, i cili po ashtu paraqet kërcënim për Etiopinë.

"Kemi më shumë punë për të bërë”, tha ai.

Obama gjithashtu i bëri thirrje shtetit të frenojë presionin mbi mediat dhe hapjen politike.

Etiopia është partnere me Uashingtonin në luftën kundët terrorizmit, duke ndarë infromata më zyrtarët amerikanë dhe duke dërguar trupa në Somali, për të ndihmuar me jostabilitetin atje.

Policia e Somalisë thotë se 15 persona kanë vdekur në një shpërthim në Mogadishu më 26 korrik.

XS
SM
MD
LG