Ndërlidhjet

Bobbi Kristina vdes në moshën 22 vjeçare


Bobbi Kristina

Bobbi Kristina

Bobbi Kristina, vajza e këngëtares së ndjerë, Whitney Houston, vdiq në moshën 22 vjeçare.

Familja Houston bëri të ditur lajmin përmes një komunikate.

"Bobbi Kristina Brown ka vdekur më 26 korrik, 2015, e rrethuar nga familja e saj” thuhet në komunikatë.

"Ajo më në fund prehet në paqe në krahët e Zotit. Dëshirojmë edhe një herë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që e dhanë muajt e fundit”.

Vdekja e Bobbi Kristinas vjen gati gjashtë muaj pasi u gjet e pavetëdijshme në vaskë, në shtëpinë se saj në Rosuell të Gjeorgjisë, më 31 janar.

Asaj asnjëherë nuk iu kthye vetëdija dhe mbahej gjallë me aparatura.

XS
SM
MD
LG