Ndërlidhjet

Cameron fillon vizitën në Azinë Juglindore


David Cameron

David Cameron

Kryeministri i Britanisë David Cameron tha sot se qeveria e tij do të bëjë të mundur një hua prej një milliard funtave për Indonezinë për projektet infrastrukturore.

Indonezia është ndalesa e parë e Cameronit në misionin e tij katërditor në juglindje të Azisë, ku do të ketë takime për tregti, krijim të aleancave të reja politike dhe luftimin e ekstremizimit islamik.

Qeveria e Britanisë tha se financimi për ekonominë më të madhe të Azisë Juglindore mund t’i hapë rrugën eksporteve indoneziane në Britani, me vlerë prek 200 milionë funtave.

Cameron, i cili u takua me presidentin e Indonezisë Joko Ëidodo, shpjegoi se dëshiron të zgjerojë lidhjet tregtare të Britanisë me pjesën tjetër tëq botës, për të kompenzuar varësinë tregtare të saj ndaj Evropës, pjesë të së cilës ndodhen në rrëmujë ekonomike.

"Kemi mundësi për marrëveshje të lirë ekonomike dhe nuk duhet të presim për një gjë të tillë”, u tha Cameron gazetarëve para takimit.

Gjatë udhëtimit të tij në Azinë Juglindore, kryministri pritet të bëjë marrëveshje me më shumë se 750 milionë funta.

XS
SM
MD
LG