Ndërlidhjet

Rusia me veto kundër tribunalit për fluturimin MH17


Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara thotë se Moska do të vendos veto mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka për qëllim krijimin e një tribunali për të ndjekur dhe dënuar fajtorët për rrëzimin e aeroplanit me udhëtarë të Malajzise në lindje të Ukrainës, në korrik të vitit 2014.

Ambasadori Vitaly Churkin tha se nëse rezoluta merr vota të mjaftueshmem Rusia do ta bllokojë.

Megjithatë, ai shprehi bindjen se rezoluta nuk do të kalojë.

Fluturimi MH17 i Malaysian Airlines u qëllua më 17 korrik të vitit 2014, ku humbën jetëtn të gjithë 298 personat që ishin në bord.

Ukraina dhe shumë shtete të Perëndimit besojnë se aeroplani u rrëzua nga separatistët pro-rusë, me armatim të siguruar nga Rusia.

Moska mohon çfarëdo përfshirje dhe ka akuzuar Ukrainën, duke thënë se ushtria e saj ka rrëzuar aeroplanin.

XS
SM
MD
LG