Ndërlidhjet

Jemen: Koalicioni godet gabimisht pozicionet qeveritare


Një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të luftuar rebelët në Jemen ka goditur aksidentalisht pozicionet e mbajtura nga forcat pro-qeveritare, duke vrarë rreth dhjetërA luftëtarët dhe duke plagosur më shumëtë tjerë.

Burime ushtarake thanë dje se forcat e koalicionit goditën pozicionet e mbajtura nga besnikët Hadi në provincën jugore të Lahj.
Sulmi erdhi pavarësisht një armëpushimi pesëditor që filloi në mesnatën e 26 korrikut.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq në Sanaa tha se pesë ditë nuk janë kohë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat humanitare në rajon.

Kombet e Bashkuara thonë se në Jemen më shumë se 3.600 njerëz, rreth gjysma e tyre civilë, janë vrarë në luftimet mes forcave pro-qeveritare dhe rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG