Ndërlidhjet

Koreja Jugore, e liruar nga MERS-i


Koreja e Jugut sot deklaroi përfundimin e një shpërthimi vdekjeprurës, të sëmundjes të quajtur Sindromi i Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS), që vrau 36 persona dhe shkaktoi panik të gjerë.

Pacienti i fundit i dyshuar u lirua nga karantina më 27 korrik dhe nuk ka pasur infeksione të reja të raportuara për 23 ditë, duke shënuar atë që duket të jetë një fund ishpërthimin të epidemisë.

Mijëra shkolla u mbyllën në kulmin e shpërthimit, derisa prindër të shqetësuar mbajtën fëmijët e tyre në shtëpi.

Shpërthimi rëndoi ekonominë kombëtare të Koresë, me mbytje të shpenzimeve të konsumatorëve dhe shkatërroi sektorin turistik.

Bizneset lokale, duke përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe kinematë, raportuan një rënie të mprehtë në shitje, për shkak se njerëzoi iu shmangeshin objekteve publike me turma të mëdha.

XS
SM
MD
LG