Ndërlidhjet

Hollande duhet të vendosë për fatin e transportuesve për Rusinë


Francois Hollande

Francois Hollande

Presdenti i Francës Francois Hollande tha se ai do të vendos “në javët e ardhshme” se a do të to heqë një kontratë të kontestueshme për të furnizuar Rusinë me dy anije lufte.

Fati i dy transportuesve të helikopterëve ka rënduar marrëdhëniet Francë-Rusi qysh kur Parisi kishte pauzuar marrëveshjen e 1.2 miliardë eurove një vit më parë pasi Perëndimi kishte vendosur sanksione mbi Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen që u dha rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës.

"Kemi obligime kontraktuese”, tha Hollande. "Jemi duke diskutuar...dhe është një vendim që unë duhet të marr...në javët e ardhshme”.

Anija e parë duhej të dorëzohej në vitin 2014, ndërsa e dyta këtë vit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka hedhur poshtë rëndësinë e marrëveshjes të vitit 2011 dhe deklaroi se Rusia kërkoi anijet kryesisht për të ndihmuar kantierin detar francez.

Kremilini megjithatë, ka bërë të ditur se Moskës duhet t’i kthehen paratë.

XS
SM
MD
LG