Ndërlidhjet

logo-print

Shpëtohet piloti rus në Detin Labrador


Garda Bregdetare Kanadeze ka shpëtuar një pilot, pasi helikopteri i tij u përplas në Detin Labrador, midis Kanadasë dhe Grinlandës, njoftoi ushtria kanadeze.

Sergei Ananov, që po bënte përpjekje të bëhej personi i parë të fluturonte përmbi Arktikun me helikopter, i cili u zhduk më 25 korrik, u gjet pas një operacioni masiv kërkim-shpëtimi.

Ananov ishte nisur nga Moska në muajin qershor me aeroplanin Robinson R22, që peshon më pak se një ton.

Ananov mezi mbijetoi, duke pasur një përvojë të hidhur 36-orëshe në ujë të akullt, dhe mbijetoi duke lundruar mbi akuj.

Në një moment, ai kishte qenë i rrethuar me tre arinj polarë, dhe kishte bërtitur me aq fuqi sa kishte, deri sa arinjtë ishin larguar, tha Kirill Kalinin, sekretari për media i Ambasadës së Rusisë në Otava.

"Ai është mire. I gëzuar që u gjet, ai është shumë i emocionuar”, tha Kalinin.

XS
SM
MD
LG