Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shtyhet gjykimi për ish-oficerin rus


Irek Hamidullin

Irek Hamidullin

Gjykimi në SHBA për një ish oficer ushtarak sovjetik, i cili akuzohet se ka luftuar me Talibanët në Afganistan është shtyre për datën 30 korrik.

Gjykimi i qytetarit rus me origjinë tartare, Irek Hamidullin, fillimisht ishte planifikuar të mbahet më 27 korrik në Riçmond.

Sipas gjykatës federale, shtyrja është bërë për shkak se avokatëve të Hamidullinit u është dashur më shumë kohë të studiojnë dëshmitë nga Departamenti i Mbrojtjes, i cili i dorëzoi ato më 25 korrik.

Hamidullin, që besohet të jetë në të 50-at, përballet me 15 aktakuza, nga mbetetja e terrorizmit deri te orkestrimi i një sulmi në një bazë ushtarake në Afganistan në vitin 2009.

Akuzat për të përfshijnë edhe përpjekjet e Hamidullinit të shkatërrojë një aeroplan amerikan, konspiracion dhe përpjekjen për të vrarë një zyrtar amerikan.

XS
SM
MD
LG