Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Dënim me vdekje në mungesë për djalin e Qaddafit


Ish-zyrtarë të regjimit të Qadaffit në gjykatë në Tripoli gjatë procesit të sotëm

Ish-zyrtarë të regjimit të Qadaffit në gjykatë në Tripoli gjatë procesit të sotëm

Një gjykatë në Libi sot e ka dënuar me vdekje personin, Saif al-Islam, për krime të luftës dhe goditje të protestave paqësore gjatë kryengritjes së vitit 2011, me të cilën u përmbys babai i tij, Muammar Qaddaafi, ish-lider shumëvjeçar i Libisë.

Ky vendim u bë në Tripoli, në mungesë të al-Islamit, pasi ai tash e katër vjet mbahet nga një grup ish-kryengritëse, në rajonin Zintan, që nuk i nënshtrohet kontrollit të qeverisë qendrore.

Gjykata në Tripoli, po ashtu, i ka dënuar me vdekje edhe shtatë ish-zyrtarë të regjimit të Qaddafit, përfshirë shefin e inteligjencës dhe ish-kryeministrin.

Avokati i të dënuarit, Said al-Islam, e ka kritikuar vendimin e gjykatës, duke thënë se ishte një “shou gjyqësor”.

XS
SM
MD
LG