Ndërlidhjet

Stoltenberg: NATO solidarizohet me Turqinë kundër terrorit


Jens Stoltenberg gjatë fjalimit të tij në hapje të takimit urgjent të NATO-s në Bruksel

Jens Stoltenberg gjatë fjalimit të tij në hapje të takimit urgjent të NATO-s në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se aleanca qëndron fuqishëm me Turqinë në ballafaqim me “aktet e tmerrshme të terrorit” dhe jostabilitetit përgjatë kufirit të saj jugor.

“NATO-ja po i ndjek zhvillimet për së afërti dhe ne qëndrojmë në solidaritet të fuqishëm me aleatin tonë, Turqinë”, tha Stoltenberg, në hapje të takimit urgjent të 28 shteteve anëtare të NATO-s, që është kërkuar nga Turqia, raporton AFP nga Brukseli.

“Terrorizmi në të gjitha format asnjëherë nuk do të tolerohet ose arsyetohet”, tha zyrtari i lartë i NATO-s, dhe ka shtuar se “është koha e duhur që ne e mbajmë këtë takim për shqyrtimin e jostabilitetit në afërsi të Turqisë dhe në kufirin e NATO-s”.

XS
SM
MD
LG