Ndërlidhjet

Bahrejn: Nga shpërthimi “terrorist” janë vrarë dy policë


Pamje nga protestat e mëparshme në Bahrejn
Pamje nga protestat e mëparshme në Bahrejn

Autoritetet në Bahrejn thonë se nga një shpërthim i shkaktuar nga sulmi terrorist janë vrarë dy policë dhe plagosur gjashtë të tjerë, në pjesën me popullatë shumicë shiite në këtë vend.

Qyteti Sitra, ku ka ndodhur sulmi i sotëm, ishte skenë e përleshjeve të shpeshta ndërmjet demonstruesve shiitë dhe forcave të sigurisë të Bahrejnit, që sundohet nga sunitët.

Eksplodimi i sotëm ndodhi pasi qeveria e Mbretërisë së Bahrejnit tha më 25 korrik se e kishte zbuluar trafikimin e armatimit dhe eksplozivit nga dy shtetas të këtij vendi me lidhje me Iranin.

Ministria e jashtme e Iranit këto akuza i ka quajtur të “pabaza”.

Qeveria e Bahrejnit e akuzon Iranin se ka nxitur kryengritje në mesin e shumicës shiite në Bahrejn.

Më 25 korrik, Bahrejni e ka tërhequr ambasadorin e vet në Teheran në shenjë proteste kundër komenteve të liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

XS
SM
MD
LG