Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: OJQ-ja amerikane – e padëshiruar


Pamje e një pjese të Moskës

Pamje e një pjese të Moskës

Prokurorët rusë formalisht kanë përcaktuar se aktivitetet e organizatës, National Endowment for Democracy (NED), janë “të padëshiruara”, duke e hapur rrugën që kjo OJQ amerikane të shpallet e paligjshme në Rusi.

Vladimir Malinovsky nga Prokuroria e përgjithshme e Rusisë, e ka urdhëruar Ministrinë e drejtësisë ta regjistroj NED-in si “të padëshiruar”, në linjë me legjislacionin e ri kundërthënës të nënshkruar nga presidenti, Vladimir Putin, në muajin maj.

Ky është rasti i parë që autoritetet e Rusisë e kanë implementuar ligjin e ri.

Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar legjislacion duke vlerësuar se e ngushton shoqërinë civile.

Në deklaratën në faqen në Internet, prokurorët kanë shkruar se “kanë konkluduar se NED paraqet kërcënim për themelin e rregullit kushtetues të Federatës Ruse, për kapacitetin mbrojtës dhe për sigurinë e shtetit”.

XS
SM
MD
LG