Ndërlidhjet

Kerry: Marrëveshja atomike me Iranin, pa alternativë


John Kerry gjatë dëshmisë së tij të sotme në Kongresin amerikan
John Kerry gjatë dëshmisë së tij të sotme në Kongresin amerikan

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka tërhequr sot vërejtjen anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara se largimi nga marrëveshja atomike me Iranin, do të thotë që Iranit t’i jepet “dritë jeshile” për tu kthyer në aktivitetet e tij të pasurimit të uraniumit.

“Nuk ka alternativë më të mirë se marrëveshja të cilën ne e kemi arritur”, tha John Kerry, në Komitetin e punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan.

Mëtutje ai u tha legjislatorëve skeptikë se marrëveshja atomike me Iranin nuk ka për qëllim ta reformoj regjimin e linjës së fortë iranian por ta parandaloj këtë vend nga prodhimi i bombës atomike.

Gjatë kësaj paraqitjeje, e dyta brenda një jave në Kongres, zoti Kerry, që ishte së bashku me dy anëtarë të tjerë të kabinetit të presidentit Barack Obama, sekretari i thesarit, Jack Lew, dhe sekretari i energjisë, Ernest Moriz, e ka mbrojtur marrëveshjen atomike të arritur në Vjenë me Iranin.

Kongresi amerikan, me shumicë republikane, deri më 17 shtator duhet ta shqyrtoj këtë marrëveshje, e cila synon ndaljen e programit atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG