Ndërlidhjet

Policia franceze i bllokoi 2 mijë imigrantë


Pamje e një rruge afër Eurotunelit

Pamje e një rruge afër Eurotunelit

Më se 2 mijë imigrantë janë përjekur të arrijnë në Britani nga Franca nëpër tunelin e njohur, kanë thënë mbrëmë autoritetet franceze.

“Kjo ishte përpjekja më e madhe për inkursion në 45 ditët e fundit”, tha një zëdhënës i Eurotunelit.

Një zyrtar lokal në Kale, në afërsi të tunelit, tha se 6 imigrantë janë lënduar në hyrje të tunelit.

“Afro 2,100 vetë kanë hyrë në këtë hapësirë gjatë natës, 1,900 prej tyre me të shpejtë janë kthyer prapa jashtë tunelit, ndërsa 200 janë arrestuar”, tha ky zyrtar.

Prej fillimit të qershorit, tetë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në këtë tunel.

Më se 5 mijë imigrantë, shumica prej tyre nga Afrika, Afganistani dhe Lindja e Mesme, e kanë ngritur një kamp afër një porti dhe rregullisht përpiqen të hyjnë në kamionë, trena apo anije, për të depërtuar në Britani.

XS
SM
MD
LG