Jonathan Pollard, ish-analist i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i dënuar për spiunim në favor të Izraelit, do të lirohet më 21 nëntor, pasi i ka vuajtur 30 vjet burgim.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se lirimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen atomike me Iranin, të cilën Izraeli e ka kritikuar ashpër.
Rasti i personit, Jonathan Pollard, kishte shkaktuar tension madhor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kur ai ishte arrestuar në nëntor të vitit 1985, derisa ishte përpjekur të kërkonte azil në Ambasadën e Izraelit në Uashington.
Ai në vitin 1987 e ka pranuar fajësinë se ka spiunuar për Izraelin dhe u ka dërguar atyre informacione tejet sekrete, derisa kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Marinës së Shteteve të Bashkuara.