Ndërlidhjet

Francë: Një imigrant sudanez është vrarë nga goditja e kamionit


Imigrantët në përpjekje për të kaluar nga Franca në Britani nëpër Eurotunelin e njohur
Imigrantët në përpjekje për të kaluar nga Franca në Britani nëpër Eurotunelin e njohur

Policia në portin francez, Kale, tha sot se e ka zbuluar trupin e pajetë të një imigranti sudanez, i cili ishte qëlluar nga një kamion në tunelin që e lidhë Francën me Britaninë.

Ky incident ka ndodhur natën, gjatë së cilës qindra imigrantë kanë bërë përpjekje për të kaluar në Britani nëpër Eurotunel gjatë natës.

Në terminal të tunelit janë vendosur më se 200 policë francezë në përpjekje për ndaljen e imigrantëve që të mos hyjnë në tunel.

Prej fillimit të qershorit, tetë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në këtë tunel.

Më se 5 mijë imigrantë, shumica prej tyre nga Afrika, Afganistani dhe Lindja e Mesme, e kanë ngritur një kamp afër një porti dhe rregullisht përpiqen të hyjnë në kamionë, trena apo anije, për të depërtuar në Britani.

XS
SM
MD
LG