Ndërlidhjet

Afganistan: Qeveria thotë se lideri taliban Omar është i vdekur


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Një zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Afganistanit i tha sot Radios Evropa e Lirë, se qeveria ka konfirmuar se lideri taliban, Mullah Mohammad Omar, është i vdekur prej vitit 2013.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Por, në një raport nga Televizioni Kanali Një në Afganistan, janë cituar burime qeveritare që kanë thënë se lajmi për vdekjen e Mullah Omarit, i ishte dhënë qeverisë afgane nga qeveria në Pakistan dhe është thënë se lideri taliban ishte vrarë.

Në të kaluarën ka pasur shumë raporte për vdekjen e Mullah Omarit, por sot për të parën herë zyrtarët afganë e kanë konfirmuar lajmin.

Por, zëdhënësi zyrtar taliban disa herë i ka përgënjeshtruar raportet për vdekjen e Mullah Omarit.

XS
SM
MD
LG