Ndërlidhjet

Rohani ftohet që në nëntor të vizitojë Francën


Presidenti iranian Hassan Rohani dhe ai francez Francois Hollande

Presidenti iranian Hassan Rohani dhe ai francez Francois Hollande

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius thotë se presidenti francez Francois Hollande e ka ftuar homologun e tij iranian Hassan Rohani, që të viziojë Francën në nëntor.

Fabius ka thënë sot se ai personalisht do t’ja dërgojë ftesën Rohanit.

Ministri francez është takuar sot në Teheran me ministrin e Jashtëm iraninan Mohammad Javad Zarif.

Fabius do të takohet më vonë gjatë ditës edhe me presidentin Rohani.

Përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike vjen pasi Irani arriti marrëveshje me 6 fuqitë botërore për programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Vizita e Fabius në Tehera vjen një ditë pasi shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini u takua me Zarif në Teheran.

Ministri Zarif tha se ai me Mogherinin u pajtuan që të nisin bisedimet e nivelit të lartë të mes të Bashkimit Evropian dhe Iranit për çështjet e “bashkëpunimit energjetik, të drejtat e njeriut, luftimin e terrorizmit dhe për problemet rajonale”.

XS
SM
MD
LG