Ndërlidhjet

Negociatorët afganë dhe talibanë takohen më 31 korrik


Flamuri i Afganistanit
Flamuri i Afganistanit

Një anëtar i delegacionit të qeverisë afgane në bisedimet e paqes me përfaqësuesit e talibanëve, ka konfirmuar se raundi i dytë i bisedimeve do të mbahet në Pakistan më 31 korrik.

Din Mohammad, lider i një fisi Pashtun në lindje të Afganistanit njëherësh anëtar në Këshillin e Lartë të Paqes të Afganistanit, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar datën e bisedimeve.

Më herët gjatë këtij muaji, përmes një deklarate për media lideri shpirtëror i talibanëve të Afganistanit, ka pranuar se bisedimet e paqes me qeverinë afgane janë “legjitime”, duke theksuar se qëllimi i këtij procesi është që “t’i jepet fund okupimit” nga forcat e huaja.

Por sot zyrtarë të lartë të qeverisë afgane kanë konfiormuar se lideri shpirtëror i talibanëve Mullah Omar ka vdekur në vitin 2013.

Nuk ka qenë menjëherë e qartë nëse lajmi për vdekjen e Mullah Omarit do të shtyjë takimin e paraparë për 31 korrik.

Raundi i parë i bisedimeve është mbajtur më 7 korrik në Islamabad, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës.

XS
SM
MD
LG