Ndërlidhjet

Uashingtoni dhe Kirgizia diskutojnë për raportet e trazuara


Zëvendësi kryesor i Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje të Azsë Qendrore dhe Jugore, Richard Hoagland, dhe zëvendësministri i Jashtëm i Kirgizisë, Askar Beshimov kanë diskutuar për marrëdhëniet e trazuara dy-palëshe sot në Bishkek.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kirgizisë, Hoagland dhe Beshimov janë fokusuar në vendimet e fundit të qeverisë kirgize për t’i dhënë fund marrëveshjes së bashkëpunimit afatgjatë.

Ministria nuk ka dhënë detaje të tjera.

Qeveria në Kirgizi zyrtarisht e ka ndërprerë marrëveshjen për bashkëpunim të vitit 1993 me Shtetet e Bashkuara, më herët gjatë këtij muaji, pasi Bishkeku zyrtar ka protestuar kundër SHBA-së, lidhur me dhënien e një çmimi për aktivistin uzbek, i cili në Kirgizi është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Aktivisti uzbek Azimjan Askarov ka marrë çmimin Mbrojtës i të Drejtave të Njeriut në vitin 2014, i cili është ndarë nga Departamenti amerikan i Shtetit, ku është vlerësuar puna e tij “për bashkimin e njerëzve nga të gjitha etnitë”.

Bishkeku ka thënë se një çmim i tij është “provokim”, i cili mund të sjellë një “klimë separatiste” në mesin e minoritetit uzbek në Kirgizi.

XS
SM
MD
LG