Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan bisedon me homologun kinez për ujgurët


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin sot, ku kanë biseduar për tensionet që janë rritur kohëve të fundit lidhur me trajtimin që Kina po i bënë minoritetit mysliman ujgur.

Dy liderët janë pajtuar që të forcojnë bashkëpunimin për luftimin e terrorit dhe trafikimit me qenie njerëzore, ka thënë një diplomat kinez.

Qindra ndoshta mijëra ujgurë janë shpërngulur nga Kina në vitet e fundit dhe kanë shkuar në Turqi. Grupet e të drejtave të njeriut dhe migrantët janë duke u larguar nga dhuna etnike dhe kontrollit që shteti kinez ushtron mbi fenë e tyre.

Minoriteti ujgurë kryesisht myslimanë dhe turqitë kanë gjuhë dhe kulturë të përbashkët.

Kina ka akuzuar separatistët islamik për dhunën e shkaktuar në rajonet e Xinjiang-ut i cili është i banuar nga ujgurët, ndërkaq Turqia ka shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin që Pekini po iu bënë ujgurëve.

XS
SM
MD
LG