Ndërlidhjet

Dagestan: Një guvernator akuzohet për financim të grupeve kriminale


Ilustrim

Ilustrim

Një guvernator i një qarku nërajonin e Dagestanit në Kaukazin Verior është arrestuar nën dyshimin se ka financuar një grup kriminal.

Gjykata në Moskë ka marrë vendim sot se Andrei Vinogradov duhet të qëndroj në paraburgim të paktën deri më 28 shtator.

Vinogradov, së bashku me ligjvënësin nga Dagestani Sagid Murtazaliyev dhe banori lokal Omar Asadulayev, dyshohen se kanë financuar një bandë e cila është e përfshirë në një seri të krimeve të profilit të lartë, duke përfshirë edhe vrasjen e disa zyrtarëve lokal.

Vinogradov është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës së sotme dëgjimore.

Vendodhja aktuale e Murtazaliyec dhe Asadulayev-it momentalisht nuk dihet, ka thënë zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

XS
SM
MD
LG