Ndërlidhjet

Steinmeier: Turqia duhet të vazhdojë procesin e paqes me kurdët


 Frank Walter Steinmeier

Frank Walter Steinmeier

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti kurd i Irakut Massud Barzani janë pajtuar që Turqia duhet të vazhdojë me procesin e paqes pavarësisht rritjes së dhunës, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Jashtme.

Steinmeier dhe Barazani kanë folur në telefon më 28 korrik dhe janë “pajtuar që PPK dhe Turqia duhet të rifillojnë procesin e bisedimeve të paqes dhe se ekskalimi i situatës u konvenon vetëm ekstremistëve”, ka thënë zëdhënësja.

Gjithashtu sot parlamenti i Turqisë ka mbajtur një seancë të veçantë me kërkesë të opozitës, për të diskutuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Presidenti Recepp Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje parlamentit që t’ua heq imunitetin politikanëve që kanë lidhje me militantët.

Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut dhe militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG