Ndërlidhjet

logo-print

Platini konfirmon kandidimin për president të FIFA-s


 Michel Platini

Michel Platini

Michel Platini ka konfirmuar se do të garojë për postin e presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Platini ka nisur fushatën e tij për të zëvendësuar Sepp Blatter në postin e të parit të FIFA-s, duke shpresuar që t’ia kthej “dinjitetin dhe pozitën që e meriton”, organizatës, e cila u godit nga afera e korrupsionit dhe rryshfetit, shkruan AP.

Presidneti i UEFA-s Platini dhe zëvendëspresidenti i FIFA-s i kanë shkruar sot anëtarëve të feredatave në Evropë, se ai do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Ish-mesfushori i kombëtares së Francës është konkurenti i parë serioz për të marrë udhëheqjen e FIFA-s.

Zgjedhjet në këtë organizatë do të mbahen më 26 shkurt.

“Ka disa qaste në jetë kur ju duhet të merrni fatin në duart tuaja”, ka shkruar Platini.

“Unë jam në një moment të tillë vendimtar të jetës sime dhe ngjarjet mund t’i japin formë të ardhmes së FIFA-s”, ka shkruar tutje ai.

Për vite me radhë, Platini është përmendur si pasardhës i Blatter, i cili njihet si mentori i tij për politikat në futboll.

Platini vendosi që të mos i dal kundër Blatterit as kur shpërtheu afera e korrupsionit në FIFA.

“Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë detyruar trupin qeverisës të futbollit të kthej një faqe të re dhe ta rimendojë qeverisjen e saj”, ka thënë Platini, emri i të cilit është i përmendur në dy raste federale për shkelje.

XS
SM
MD
LG