Ndërlidhjet

Kunati i miliarderit kazak ndalohet nga autoritetet lituaneze


Ilustrim

Ilustrim

Syrym Shalabaev, kunati i miliarderit kazak i cili është në arrati, Mukhatar Ablyazov, është ndaluar nga policia në Vilnius.

Mediat në Lituani citojnë shefin e Byrosë së Krimeve, Rolandas Kiskis, duke thënë se Shalabaev është ndaluar nga autoritetet më 28 korrik dhe arrestimi i tij dhe ekstradimi do të vendoset nga gjykata.

Shalabaev është vëllai i Alma Shalabaeva, e cila është gruaja e ish-bankierit Ablyazov.

Ablyazov momentalisht është në paraburgim në Francë dhe është duke luftuar me autoritetet franceze me qëllim që të parandalojë ekstradimin e tij në Rusi.

I akuzuar se ka përvetësuar rreth 5 milionë dollarë kur ishte drejtor i një banke në Kazakistan, Ablyazov po kërkohet për përvetësim në Kazakistan, Rusi dhe Ukrainë.

Ai thotë se të gjitha akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Hetuesit kazakë thonë se Shalabaev ka qenë i përfshirë në aktivitetet ilegale financiare të Ablyazovit.

Në vitin 2011, Gjykata e Lartë e Londrës e kishte dënuar në mungesë Shalabaevin me 18 muaj burgim.

Bashkëshortja e Ablyazovit, Alma Shalabaev së bashku me vajzat e saj kanë marrë statusin e refugjatit në Itali vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG