Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet vetëvrasëse në Anbar vrasin të paktën 18 trupa irakiane


Ramadi, foto nga arkivi

Ramadi, foto nga arkivi

Militantët në Irak kanë përdorur makina të vjedhura ushtarake, i kanë mbushur me eksplozivë dhe i kanë shpërthyer ato.

Shpërthimet kanë pasur për cak forcat e sigurisë së Irakut dhe kanë vrarë të paktën 18 trupa irakiane, thonë zyrtarët, raporton AP.

Këto sulme vijnë pasi qeveria ka vazhduar përpjekjet e saj për të marrë territore nga ekstremistët në perëndim të provincës Anbar.

Sulmi i parë ka ndodhur afër ndërtesës së Univeristetit të Ramadit, i cili është afër qytetit Ramadi, i cili kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik, ku janë vrarë të paktën 12 trupa irakaine, kanë thënë dy zyrtarë për AP.

Zyrtarët- njëri prej tyre nga ushtria irakiane, ndërkaq tjetri nga forca elite antiterror- kanë thënë gjithashtu se 8 ushtarë irakianë janë plagosur gjatë bombardimeve.

Një sulm tjetër me bomb ka ndhdodhur pranë bazës së ushtrisë dhe të forcave paramilitare afër Falluxhas, ku janë vrarë 6 trupa dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, në përleshjet e armatosura në jugperëndim të Ramadit, është vrarë një ushtarë irakianë dhe janë plagosur 8 të tjerë, kanë thënë zyrtarët, ndërkaq 14 militantë po ashtu janë vrarë.

Më herët gjatë këtij muaji, ushtria irakiane ka nisur një ofanzivë për të dëbuar militantët nga Anbari, në provincën ku shumica e qyteteve janë nën kontrollin e militantëve.

Rënia e Ramadit nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik verën e kaluar, dëmtoi shumë forcat e sigurisë së Irakut.

Forcat qeveritare të mbështetura nga militantët shiitë dhe fiset sunite, gjithashtu janë duke luftuar rreth qytetit Falluxha, i cili është nën kontrollin e militantëve.

Falluxha ishte qyteti i parë i madh irakian, i cili ra nën kontrollin e grupit militant në fillim të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG