Ndërlidhjet

Argjentina kërkon sqarime për marrëveshjen me Iranin


Ministri i Jashtëm i Argjentinës është duke e pyetur sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry për të sqaruar nëse marrëveshja bërthamore e Uashingtonit me Iranin përfshin heqjen nga lista e Interpolit një iranian të kërkuar për një shpërthim të madh më bombë në vend.

Në një letër të hapur, ministri i Jashtëm Hector Timerman tha se Argjentina është e brengosur nga raportimet në lajme, se marrëveshja përfshinte një marrëveshje të Bashkimit Evropian për të hequr ish-ministrin e Mbrojtjes iranian Ahmad Vahidi nga lista e sanksioneve.

Timerman i dërgoi një letër të ngjashme edhe Bashkimit Evropian.

Argjentina ka kërkuar prej kohësh Vahidin, për përfshirje të dyshuar në bombardimin e vitit 1994 në një qendër të komunitetit hebre në Buenos Aires, ku u vranë 85 persona dhe u plagosën qindra.

Një prokuror special në Argjentinë përfundimisht ka akuzuar qeverinë e Iranit se ka kryer sulmin. Irani ka mohuar gjithmonë përfshirjen.

XS
SM
MD
LG