Ndërlidhjet

India varros ish presidentin Abdul Kalam


Varrimi i Abdul Kalamit

Varrimi i Abdul Kalamit

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qytetin judor të Indisë Ramesëaram sot për të varrosur ish presidentit Abdul Kalam, i njohur si krijuesi i programit raketor ushtarak.

Trupi i tij, i ftutur në arkivol të xhamit, u dërgua nga shtëpia e tij në varrezat ku ai kishte kërkuar të varrosej. Kalam, 83 vjeçar vdiq të hënën.

Qytetarët, duke mbajtur lule, u rreshtuan nëpër rrugë për t’i dhënë lamtumirën presidentit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe figura tjera të larta shtëtrore ishin të pranishëm në varrim.

Kalam ishte president nga viti 2002 deri më 2007. Ai ishte shkenctar dhe për katër dekada ka qenë i njohur për rolin e tij në programin bërthëmor dhe raketor.

Për shumë njerëz, roli i tij edukativ është ai që i inspiroi më së shumti.

XS
SM
MD
LG