Ndërlidhjet

logo-print

S'mund të konfirmohet se mbetjet e aeroplanit i përkasin MH370


Autoritetet franceze thanë sot se nuk ka ende teori që mund të thuhet rreth mbetjeve të aeroplanit të gjetur në ishullin Reunion dhe se origjina e tij nuk ështe identifikuar ende.

Këto komente vijnë pasi një ministër i Malajzisë tha se është i sigurtë që pjesët e aeroplanit i takojnë fluturimit të zhdukur të MH370.

"Nuk mund të thuhet ndonjë teroi, përfshirë se a mund të jenë pjesë të Boeing 777", thanë në një deklaratë të përbashkët prefekti i Reunion dhe Ministria e Drejtësisë së Francës.

Malaysia Airlines operonte fluturimin MH370.

Ai u zhduk pa lënë shenja në muajin mars të vitit të kaluar gjatë rrugës për në Kuala Lumpur për në Pekin, duke u bërë një nga misteret më të mëdha të aviacionit në histori.

Aeroplani po mbante 239 pasagjerë.

XS
SM
MD
LG