Ndërlidhjet

logo-print

Islamabadi s’mund ta konfirmojë vdekjen e Mullah Omarit


Mullah Omar

Mullah Omar

Ministria e Jashtme e Pakistanit sot ka lëshuar deklaratën zyrtare lidhur me raportimet për vdekjen e liderit të talibanëve Mullah Mohammad Omar, duke thënë se Islamabadi nuk mund as ta konfirmojë por as ta mohojë vdekjen e tij.

Zëdhënësi i ministrisë, Qazi Khalilullah tha në një konferencë për media se autoritetet pakistaneze janë akoma duke hetuar njoftimin nga zyra e presidentit afgan Ashraf Ghani se Omar ka vdekur nga një sëmundje në vitin 2013, në një spital në Karaçi të Pakistanit.

Drejtorati për Siguri Kombëtare i Afganistanit përmes një deklarate për media ka njoftuar se Mullah Omar ka vdekur në një spital në Karaçi në “rrethana misterioze”.

Khalilullah tha se ai nuk do të komentojë nëse bisedimet e paqes, të cilat janë caktuar të mbahen më 31 korrik në Pakistan, në mes të përfaqësuesve talibanë dhe negociatorëve të qeverisë afgane, do të mbahen pas njoftimit të Kabulit zyrtar lidhur me vdekjen e Mullah Omarit.

Ai tha “Afganistani dhe Pakistani janë shtete miqësore dhe ne duam paqe dhe stabilitet afatgjatë në Afganistan”.

XS
SM
MD
LG