Ndërlidhjet

logo-print

Fillon gjykimi ndaj pilotes ukrainase Savchenko


Nadiya Savchenko

Nadiya Savchenko

Në Rusi ka filluar gjykimi ndaj pilotes ukrainase, e cila po akuzohet nga autoritetet ruse se ka lidhje me vdekjen e dy gazetarëve rus, të cilët po mbulonin konfliktin në lindje të Ukrainës.

Seanca dëgjimore ndaj Nadya Savchenko ka filluar sot në qytetin Donetsk në rajonin rus të Rostovit, i cili është afër kufirit me Ukrainën.

“Nadezhka Viktorovna Savchenko është sjellë në gjykatën e qytetit Donetsk”, u ka thënë zëdhënsja e kësaj gjykate gazetarëve, duke iu referuar pilotes ukrainase me emrin e saj në rusisht.

Diplomatët perëndimor të cilët provuan që të monitoronin seancën, nuk u lejuan që të hynin.

Savchenko, 34 vjeçare përballet me 25 vjet burim nëse gjendet fajtore për akuzat, të cilat janë dënuar ndërkombëtarisht dhe janë cilësuar se janë të motivuara politikisht.

Ajo gjithashtu akuzohet se ka hyrë ilegalisht në Rusi.

Savchenko i mohon akuzat duke thënë se ishte rrëmbyer nga rebelët separatisë dhe ishte dërguar në kufi nga agjentët rusë të inteligjencës.

XS
SM
MD
LG