Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës të premten shqyrton ndryshimet kushtetuese


Qeveria e Kosovës pritet që të premten të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozimet për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me ngritjen e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

“Përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk e konteston luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të cenojë vlerat e luftës së popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e publikuar nga qeveria.

Ndryshimet kushtetuese nuk arritën të miratohen në seancën e 26 qershorit në Kuvend, në mungesë të 5 votave, nga radhët e ligjvënësve të Partisë Demokratike të Kosovës, së udhëhequr nga zëvendës kryeministri Hashim Thaçi.

Njoftimi i sotëm i qeverisë pason takimin që zoti Thaçi zhvilloi një ditë më parë me grupin parlamentar të PDK-së, pas të cilit takim ai paralajmëroi mundësinë që javën e ardhshme, Kuvendi të ketë në rend dite sërish ngritjen e Gjykatës së Posaçme.

Forcat politike në opozitë kanë votuar kundër miratimit të kësaj Gjykate, duke e cilësuar atë si selektive.

XS
SM
MD
LG