Ndërlidhjet

Hetime për ligjvënësit francezë që vizituan Krimenë


Ligjvënësit francezë në Krime

Ligjvënësit francezë në Krime

Ukraina ka filluar hetimet per vizitën e fundit të disa ligjvënësve francezë në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Hetimet u bënë të ditura nga ligjvënësi ukrainas Heorhiy Lohvinskiy, i cili sot postoi një letër zyrtare në internet nga zyra e Prokurorisë së Përgjithshme, të nënshkruar nga zëvendësprokurori i përgjithshëm Anatoliy Matios.

Në letër thuhej se hetimet u inicuan për shkak të “hyrjes ilegale në territorin përkohësisht të okupuar nga Ukraina" nga ligjvënësit francezë.

Më 23 korrik, dhjetë deputetë nga Asambleja Kombëtare e Francës vizituan Krimenë, e cila u aneksua nga Ukraina në muajin mars të vitit 2014.

Para vizitës së tyre, ata thanë se qëllimi i tyre ishte “të kuptojnë se si jetojnë qytetatarët atje” dhe për “të kundërshtuar dezinformatat e mediave evropiane” rreth aneksimit të panjohur ndërkombëtarisht të Rusisë.

Ministria e Jashtme e quajti vizitën “të papërgjegjshme” dhe tha se do të vendosë ndalesa hyrëse mbi ligjvënësit francezë.

XS
SM
MD
LG