Ndërlidhjet

Forcat jemenase rimarrin kontrollin në disa provinca


Forcat e Jemenit, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite e kanë rimarrë pozicionin në afërsi të qytetit Ade, që përdorej nga grupi militant Huthi për të hedhur raketa në qytetin jugor, bënë të ditur zyrtarët sot.

Forcat besnike të presidentit në ekzil Abd-Rabbu Mansour Hadi, të cilat e quajnë veten forcat Jugore të Rezistencës, gjithashtu rimorën lagje në veri të Adenit.

Zyrtarët thanë se të dy palët ende po luftojnë në provincën jugore të Lahj, 30 kilometra nga Adeni, ku përleshjet e armatosura kanë vazhduar për disa ditë.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudita, ka kryer sulme ajrore ndaj rebelëve në Jemen që nga muaji mars, në përpjekje për t’i mposhtur ata.

XS
SM
MD
LG