Ndërlidhjet

logo-print

Boshnjakët protestojnë kundër ligjit të ri të punës


Protestat në Sarajevë

Protestat në Sarajevë

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër ligjit të ri të punës, i cili është në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Sindikatat e punëtorëve kanë kërcënuar se do të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga forca të shumta policore.

Ligjvënësit në Federatën Bosnjake-Kroate të Bosnjes, ka miratuar legjislacionin e ritë punës të kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ligji i ri do të prezantojë praktika të reja fleksibile të punës dhe do të bëjë ndryshime ligjore, në mënyrë që të merren fonde nga FMN-ja dhe BE-ja të cilat janë të nevojshme për shtetin.

Sindikatat kanë thënë se ligji i ri pakëson të drejtat e punëtorëve dhe ua bënë më të lehtë punëdhënësve që të largojnë njerëz nga puna.

Ligjvëvënësi në rajonin autonom serb në Bosnje gjithashtu kanë miratuar të njëjtin ligj.

XS
SM
MD
LG