Ndërlidhjet

FIBA suspendon federatën ruse


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Federata ruse e Basketbollit është suspenduar nga trupi qeverisës i FIBA-s, duke e vënë në dyshim pjesëmarrjen në lojërat olimpike që do mbahen në vitin 2016.

Federata ka thënë më 29 korrik se Federata Ndërkombëtare e Basketbolliti ka diskualifikuar nga garat, duke theksuar mungesën e “unitetit dhe stabilitetit” dhe paaftësinë “për të zgjidhur çështjet e vjetra institucionale dhe legale”.

Suspendimi – nëse qëndron në fuqi- do të lë federatën ruse jashtë Kamionatit Evropian në muajin shtator, lojëra të vlefshme për kualifim në lojërat olimpike.

“Pjesëmarrja e Rusisë në Kampionatin Evropian në vjeshtë dhe Lojërat Olimpike në 2016 janë në rrezik të vërtetë”, ka thënë për agjencinë TASS, presidenti i nderit i federatës Sergei Chernov.

“Ne të gjithë duhet të mendojmë se si të dalim nga kjo situtatë”, ka thënë më tej ai.

Presidenti i Komitetit Olimpik i Rusisë, Alexander Zhukov, ka thënë se Federata e Baskebollit ka nevojë për “të mbajë zgjedhje urgjente” dhe të formojë “një menaxhment legjitim”-duke përfshirë edhe zgjedhjen e një presidenti të ri – në mënyrë që të njihet nga FIBA.

Federata e Baskebollit e Rusisë ka mundësi që të heq këtë suspendim gjatë takimit që FIBA do të mbaj në muajin gusht.

XS
SM
MD
LG