Ndërlidhjet

Libi: Grupi rival i xhihadistëve largon nga Darna militantët e IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Një grup rival xhihadist libian ka larguar një degë të grupit Shteti Islamik pas luftimeve në Darna.

Në këto luftime janë vrarë më shumë se 40 militantë në të dyja anët, thonë zyrtarët.

Zyrtarët thonë se të paktën 27 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë natën e kaluar, kur grupi xhihadist i njohur si Këshilli i Xhihadistëve ka sulmuar IS-in. Zyrtarët shëndetësorë thonë se edhe 13 luftëtarë të Këshillit janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën e lëshuar për media, Këshilli thotë se gjatë natës ata kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga qendra e qytetit. Ata po planifikojnë të sulmojnë sërish militantët, të cilët kanë ikur në malet afër al-Fatayah.

Ndërkaq, forcat besnike të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë, kanë rrethuar qytetin Darna, dhe janë duke bërë përparim në pjesën jugore të saj, duke tentuar që të largojnë të gjitha grupet e xhihadistëve kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG