Një zyrtar shtetëror dhe tre njerëz të tjerë kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në veri të Meksikës.
Zëdhënësi i shtetit Coahuila ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në një pjesë të largët në veri të vendit, i cili ndodhet mes Muzquiz dhe Boquillas.
Rogelio Diaz nga agjencia shtetërore për zhvillim ekonomik, ka konfirmuar se në këtë aksident ka humbur jetën zëvendëssekretari i kësaj agjencie, Francisco Garcia Castells Alanis.
Diaz tha se bashkëpunëtori i tij kishte shkuar për pushime së bashku me kunatin e tij. Ai ka thënë se nuk di identitetit e viktimave të tjera.