Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i sigurisë: Në Soçi parandaluam sulme terroriste


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme i Rusisë ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjia dhe disa shtete perëndimore, vitin e kaluar kanë ndihmuar në parandalimin e sulmeve terroriste gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.

Lojërat ishin mbajtur në Soçi të Rusisë, me shqetësim të madh se kryengritësit nga Republikat në Kaukaz, duke përfshirë edhe Çeçeninë, ishin duke planifikuar sulme.

Rusia vendosi masa të larta të sigurisë në Soçi.

Nikolai Bortnikov, shefi i shërbimit të sigurisë FSB, ka thënë se gjatë përgatitjes së lojërave dhe gjatë tyre “ne dhe partnerët tanë nga shumë qeveri, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, SHBA-të dhe Gjeorgjinë, ia dolëm të parandalojmë sulme në ndërtesat ku po zhvilloheshin lojërat”.

Bortnokov ka thënë se bashkëpunimi i shërbimeve të sigurisë ruse dhe të vendeve perëndimore kanë parandaluar incidente edhe në lojërat evropiane që u mbajtën këtë vit në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG