Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do t'i dërgojë Iranit raketa mbrojtëse


Ilustrim

Ilustrim

Rusia është duke modernizuar sistemin raketor S-300 për ta furnizuar Iranin, i ka thënë agjencisë së lajmeve RIA, një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin.

Vladimir Kozhin, këshilltar presidencial për çështje ushtarake, ka thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 do të modernizohet përpara se të dërgohet në Iran.

Dërgesat do të bëhen në bazë të një marrëveshje të nënshkruar kohë më parë.

Kozhin nuk ka pranuar që të saktësojë se në çfarë vend do të dërgohen këto sisteme raketore.

Rusia anulojë një kontratë për dërgimin e sistemit të avancuar të raketave për Iranin në vitin 2010, pas presionit të bërë nga Perëndimi. Por Putini hoqi ndalimin e vetë-imponuar në muajin prill, pas arritjes së marrëveshjes së përkohshme bërthamore në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Moska është duke shpresuar të nxjerrë përfitime ekonomike dhe tregtare pasi është arritur marrëveshje finale për programin bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Republikës Islamike.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur “tronditje” të Izraelit pas vendimit të Rusisë për të furnizuar Iranin me S-300. Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë shprehur shqetësim për këtë vendim të Rusisë.

XS
SM
MD
LG